Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

    0
    Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:

    Një studim i Fakultetit të Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka dalë në përfundimin se një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine jo vetëm ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital.

    Studimi i publikuar në revistën “Anesthesia & Analgesia” thotë se optimizmi duhet të jetë i moderuar gjithësesi për një ilaç të lirë dhe që mund të gjendet kudo.

    “Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vdekshmërinë e pacientëve me Covid-19”, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow.

    Sipas kërkuesve shkencorë amerikanë, aspirina e ul me 44% rrezikun e vdekjes së pacientit që është i lidhur me një respirator.

    Artikulli i mëparshëmNjihuni me qytezën ku të gjithë duan Donald Trumpin, ja çfarë ndodh nëse përmend emrin e Joe Biden
    Artikulli i radhësNuk është më sekret/ Fifi bën publike lidhjen e saj të dashurisë, ja kush është djali simpatik që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares shqiptare (FOTO)