Gjykata e Lartë nis zyrtarisht punën, shqyrtohen çështjet gjyqësore në seancë publike

0
Whatsapp Image 2020 11 04 At 2.42.14 Pm (1)

Gjykata e Lartë ka nisur sot zyrtarisht punën për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike.

Lajmi bëhet i ditur nga Gjykata e Lartë, e cila njofton se ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate, si dhe ambientet e jashtme të saj.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht me shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Artikulli i mëparshëmNdryshime në Policinë e Shtetit, transferohen shefat e komisariateve në disa qarqe (Emrat)
Artikulli i radhësKosovë/ Specialja arreston Jakup Krasniqin