Te Inter e bëjnë fakt të kryer. Marash Kumbulla vishet zikaltër

0
Kumbulla Inter

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Sipas “Sky Sport” Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë.

Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove. Shqiptari pritet të zërë vendin e Godinit, i cili do të largohet këtë verë, teksa Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar. Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Artikulli i mëparshëmTrofeu babai i vitit shkon për…
Artikulli i radhësDileta më hot se kurrë! Tërbon fansat me pamjet nga… pishina