Studiuesit: Ja lidhja mes koronavirusit dhe ngjyrës së urinës te njerëzit

    0

    Koronavirusi deri tani është konstatuar te më shumë se dy milionë e gjysmë njerëz. Ndoshta edhe ju jeni të rrezikuar nga sëmundja e koronavirusit, nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të errët.

    Do të mund të jeni të rrezikuar nga sëmundja e koronavirusit, nëse vëreni ndryshim në ngjyrën e urinës suaj.

    Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i koronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University.

    Mënyra më e lehtë që të konstatoni që jeni të dehidratuar është ta verifikoni cila është ngjyra e urinës suaj.

    Nëse zakonisht urina juaj ka ngjyrë më të errët, atëherë me siguri jeni të dehidratuar.

    Çdo person i cili është i dehidratuar dhe ka vështirësi me frymëmarrjen do të duhej të marrë në konsideratë vizitën te mjeku.

    Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

    Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.

    Artikulli i mëparshëmIrma Libohova mes artistëve nga e gjithë bota për të kënduar “Bella Ciao”. Këngëtarja vishet kuq e zi (VIDEO)
    Artikulli i radhësA janë lideret femra më të suksesshme në menaxhimin e krizës së koronavirusit?