Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzat për të akuzuarit e vrasjes së Jurgen Kurtit, i njohur edhe si “menaxheri i VIP-ave” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se akuza ka rrëzuar pretendimet për Olsi Qalliajn, Elsi Levendin, dhe Alesio Berberin. Po ashtu, prokuroria ka shfuqizuar masën e sigurisë “Arrest me burg në mungesë” për Klodian Banen, i njohur edhe si “Buxhaku”. Baxhaku deri më tani ishte menduar se ishte ekzekutori i Jurgen Kurtit, e kësisoj për gati një vit e gjysmë që pas vrasjes, i riu ka qendruar në arrati.
Por pse shpëtuan të akuzuarit?
Një vit më parë, në shtator të 2019-ës, Gjykata e Apelit liroi për mungesë provash Olsi Qalliajn dhe Alesio Berberin. Në burg qëndroi vetëm Elsi Levendi, pasi mbi të rëndon akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, për shkak të gjetjes së një pistolete TT pa leje në momentin e arrestimit. Ndërsa, gjatë hetimeve nuk u provua lidhja e të pandehurve me vrasjen, pasi gjatë verifikimit ditën e vrasjes, më 18 mars 2019, Olsi Qalliaj ishte në Fier në momentin e ngjarjes.
Jurgen Kurti, djali i njohur i klubeve dhe jetës së natës në Tiranë, u vra më sapo kishte dalë nga palestra. Pista kryesore e prokurorisë është se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve për territorin e shpërndarjes së drogës në klubet e natës në Tiranë