Ditët e fundit një krijesë e çuditshme ka befasuar banorët e New York-ut : Një mi i mbinatyrshëm endet rrugëve dhe transportit publik.
“Përbindëshi” ngacmon kalimtarët, nuhat dhe gërmon, mbart feta gjigante picash ose përpiqet të futet në metro.
Padyshim që ai është një njeri i maskuar, por lëvizjet dhe sjellja e tij, realizmi i gjithë pranisë së tij, e bëjnë atë jashtëzakonisht të bezdisshëm.
Dhe, sigurisht, zgjedhja e miut si kafshë është në vetvete e neveritshme, veçanërisht për banorët e Nju Jorkut , të cilët kanë histori të ndyrë lidhur me minjtë për shkak të kanalizimeve dhe rrugëve të qytetit të tyre.
Miu njeriu shkakton befasi dhe çudi me këmbënguljen e tij për t’u sjellë si një brejtës, pa u zbuluar dhe pa lypur ose madje duke u përkulur siç bëjnë zakonisht artistët e rrugës.
Kjo është arsyeja pse “shfaqjet” e miut shkaktojnë kryesisht zemërim sesa trishtim.
Disa kalimtarë arrijnë të qeshin me të, të tjerët thjesht e kalojnë me një neveri modeste, por shumë thonë se do të donin t’i shkelmonin -diçka mjaft shqetësuese për nxitjet barbare të njerëzve përballë instikteve paradoksale që nuk kanë arritur të civilizojnë .
Në fakt, brenda kostumit të miut është një aktor dhe valltar me emrin Jonothon Lyons.
“Numri” me miun erdhi nga mërzia dhe pasiviteti i detyruar për shkak të kufizimeve të pandemisë’. është shprehur Lyons.
Ai kishte marrë pjesë në shfaqje teatrale në të cilat ai u maskua si një kafshë dhe një nga rolet e tij të fundit ishte ai i një miu.
Dhe kështu, Jonothon Lyons, i cili projektoi vetë kostumin e miut dhe shkroi vetë “skenarët” e shfaqjeve të tij, në një mënyrë origjinale dhe krejtësisht të pazakontë arriti të depërtonte në botën e të famshëmve.