Nuk është kolla e thatë, ja simptoma më e zakonshme që shfaqet tek të prekurit me koronavirus (Del studimi që duhet ta lexojmë të gjithë!)

    0
    Nuk është kolla e thatë, ja simptoma më e zakonshme që

    ‘Anosmia’, termi shkencor  për humbjen e shijes dhe nuhatjes po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë tek ata që rezultojnë pozitiv me koronavirus. Ata zakonisht kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të humbjes së shijes, nuhatjes, dhe ethe.

    Sapo pandemia shpërtheu, ekspertët paralajmëruan se simptomat e COVID-19, janë kollë e thatë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe më vonë, humbje të shijes dhe nuhatjes.

    Megjithëse mjekët theksonin se simptomat janë një kollë e vazhdueshme, kollitje për më shumë se një orë, ose tre here ose gjatë gjithë ditës, të dhëna të reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) sugjerojnë që një kollë mund të mos jetë simptoma kryesore e virusit, shkruan “The Sun”.

    Nga 15 gusht deri më 26 tetor u zbulua se numri i njerëzve që u testuan pozitiv me Covid-19, kishin simptoma të humbjes së shijes ose nuhatjes, simptoma këto që ishin shfaqur në të gjitha grupmoshat.

    Kjo do të thotë që ‘anosmia’ po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë tek ata që rezultojnë pozitiv me koronavirus. Ata zakonisht kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të humbjes së shijes, nuhatjes, dhe ethe.

    Ndërkohë, më pak të rinj u raportuan me ethe, ndërsa ata mbi 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga një temperaturë e lartë. Dhe kur bëhet fjalë për një kollë, të dhënat e ONS tregojnë ndërsa numri i njerëzve që vuajnë këtë simptomë po rritet pak, kjo është simptoma më pak e zakonshme.

    Fëmijët që janë në shkollë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga një kollë, zbulojnë të dhënat. Ndërkohë, numri i të rinjve që pësojnë humbje të shijes ose nuhatjes është rritur me 45 për qind.

    Artikulli i mëparshëmKujdes! Ministria e Shëndetësisë jep lajmërimin urgjent: Kurrë mos përdorni këto antibiotikë
    Artikulli i radhësMos e përsërisni më këtë gabim! Këto 16 produkte që nuk duhet t’i mbani kurrë në frigorifer