Polici plagoset me armë zjarri

0
Polici plagoset me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Një person mësohet se është paraqitur me shenja armë zjarri në spitalin e këtij qyteti.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmRama ndaloi meshën e Krishtlindjeve, në lokalin e Ben Blushit 200 vetë zbardhën natën
Artikulli i radhësEMRI/ Kush është polici i plagosur në Fier