Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe kthimi nga pushimi në Suedi është planifikuar midis të martës dhe të mërkurës, por ndërkohë vështrimi i sulmuesit gjithashtu është larguar nga fusha e futbollit në fushën e investimeve.
Ibra në fakt ka blerë një tokë të pyllëzuar në kufi me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë duke shpenzuar një shumë afër 3 milion euro.
Pylli ndodhet në zonën Are, aq të dashur për mbretërit suedezë. Gjithashtu atje 39-vjeçari zotëron një vilë afër malit Copperhill dhe atje ai pëlqen të kalojë periudhat e tij relaksuese duke u marë me gjueti, peshkim dhe udhëtime me motor dëbore (për të cilat, shpjegon Gazzetta dello Sport, ka marrë lejet).