Ekspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

    0

    Varianti i koronavirusit që u shfaqe për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i virusit kudo në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisië së Madhe.

    Profesoresha Sharon Peacock i tha BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”. Varianti Kent i Covid është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende.

    Ky variant i Covid u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim u citua si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar.

    Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”.

    Ajo shtoi: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin”. Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

    Artikulli i mëparshëmGjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK, mbahet sot seanca e radhës
    Artikulli i radhësKim pyetet nëse ka emra të tjerë deputetësh që nuk duhet të kandidojnë: Do t’iu përgjigjem nga fundi i ditës