Seanca për shkarkimin e Enkelejda Hoxhës. Shpërthen kreu i ILD: Më duhet të jem i ftohtë…

0
Plas debati gjatë seancës! Pas vendimit që merr Enkelejda Hoxha,

Sapo ka nisur mbledhja e KLGJ për shkarkimin e gjyqtares së njohur, Enkelejda Hoxha, që u arrestua gjatë një operacioni të SPAK në gjykatën e Krujës.

Bëhet me dije se Hoxha nuk është paraqitur gjatë mbledhjes, për shkak të mosprezencës së saj ka reaguar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Qoku: Për dijeni të palëve prezent sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve

KLGJ i kishte kërkuar drejtorisë së burgjeve që të bënte të mundur prezencën e E.H.

Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shktyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër.Kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore.

METANI: Eshtë situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja. Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces.

Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë cdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar.

Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.

SHKARKIMI I GJYQTARES
Kujtojmë se gjyqtarja u pezullua nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK. Gjyqtarja Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.

Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Artikulli i mëparshëmShkrumbohet automjeti në hyrje të Kavajës, çfarë ndodhi me shoferin dhe pasagjerin/ Dyshimet e policisë
Artikulli i radhësMuaji Mars do të vijë me probleme për këto shenja të horoskopit