Joe Biden bën gafën e papritur, ja si i drejtohet Kamala Harris-it gjatë fjalimit të tij

0
Joe Biden bën gafën e papritur, ja si i drejtohet Kamela Harris-it

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka bërë një gafë teksa po mbante një fjalim mbi ecurinë e procesit të vaksinimit. Biden iu referua gabimisht zv.presidentes Kamela Harris  si ‘Presidentja Harris’.

“Kur Presidentja Harris dhe unë morëm…”,- tha Biden, para se të bënte një moment pauzë, “një turn virtual në një vend të vaksinimit në Arizona jo shumë kohë më parë, një nga infermieret në atë turne duke injektuar njerëz, duke dhënë çdo vaksinë, ishte sikur të jepje një dozë shprese”.

Në të njëjtën kohë, presidenti njoftoi se administrata do të arrinte qëllimin e saj për 100 milion vaksina të administruara në 100 ditë, ditën e 58-të të administratës së re. Në këtë pikë, tha Biden, 65% e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Presidenti ka bërë gafa të tilla më parë. Në dhjetor ai gabimisht i referohej Harris si “president i zgjedhur”, gjithashtu gjatë një fjalimi mbi vaksinat Covid-19. “E mora atë për të ngulitur besimin e publikut tek vaksina. Presidentja e zgjedhur Harris e mori vaksinën sot për të njëjtën arsye”,- tha Biden.

Artikulli i mëparshëmKQZ iu dërgon ultimatumin e prerë partive politike për zgjedhjet e 25 prillit: Tregoni maturi dhe vetëpërmbajtje!
Artikulli i radhësGoldman, optimist për naftën / Rëniet e fundit një mundësi e artë për blerje. Bursa për datën 19 Mars 2021