Evangjeli Veli rezultat historik në peshëngritje/ Lartëson flamurin Shqiptar në mes të Rusisë

0
Në Rusi ngrihet flamuri shqiptar/ Evangjeli Veli rezultat historik në peshëngritje, fiton medalje…

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli zhvilloi një paraqitje historike në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Peshëngritsja shqiptare ngriti 89 kg në tre prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg.

Në vitin 2018 Evangjeli Veli rezultoi pozitive me doping, madje atë vit nuk arriti të marrë pjesë në Europianin që u mbajt në Rumani. Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.

Në ditët në vijim radhën për të garuar në Europian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet ti sjellin të tjera medalje Shqipërisë.

Artikulli i mëparshëmPD: Truku i Ramës nuk ndal rotacionin. Opozita dënon vendimin e kolegjit zgjedhor për fletën e votimit
Artikulli i radhësMourinho: Jam i zhgënjyer, erdhëm për fitore!