Tensionohet keq situata/ Përplasje e fortë mes banorëve dhe Policisë, 3 të plagosur

0
Tensionohet keq situata, përplasje mes banorëve dhe Policisë, 3

Përplasje të forta janë shënuar këtë të hënë mes banorëve të Lumasit dhe Policisë, në zonën e Kuçovës, për shkak të burimit të ujit të Sinecit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjeve me Policinë, 3 banorë të zonës kanë mbetur të plagosur, ndërsa në vendngjarje ka dhe efektivë të ekipit ‘Shqiponja’.

Kjo është një përplasje e përsëritur në këtë zonë, pasi banorët kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi që sipas tyre do të shkatërronte burimin e Sinecit, që është kthyer dhe në një atraksion turistik.

Artikulli i mëparshëmDrejtuesit lokal të PD-së në Shijak i vendosin eksploziv në derën e shtëpisë
Artikulli i radhësIdentifikohen tre të miturit që ishin shndërruar në ‘tmerrin’ e bizneseve, publikohet momenti kur hyjnë për të vjedhur në zyrat e OSHEE