Gazetari Artan Hoxha komentoi sot edhe atentatin me dron që iu bë rreth dy javë më parë deputetit të zgjedhur të PS-së, Lefter kokës. Sipas Hoxhës, atentati me dron është një strategji e ndjekur me kohë dhe në para që ka porositur një atentat të tillë ka qenë femër.
Sipas tij është shumë e vështirë që ti mbrohesh një atentati të tillë me dron siç ishte në rastin e Durrësit ku duket se qëllimi ka qenë ndryshe, por një gabim nga drejtuesi bëri që të zbulohet ai.
“Unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron, që atentati i parë është porositur nga një femër bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është duk si e pavërtetë.
Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron, siç është dhe rasti i trafikut të kanabisit me avion. A e dini se në Shqipëri janë blerë dron ushtarak nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre. Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi, nëse e merr dronin për të bërë një gjë të tillë është vetëm specialisti për të montuar armën. Ja brenda tre muajve të fundit janë kapur pesë raste të minave me telekomandë ku një oficer policie u infiltrua brenda dhe erdhi mina, kur ne pamë snajperin që të godet në 3 km distancë këto grupe kriminale kanë mundësinë që të marrin gjithçka. Ti mund të ruhesh nga toka por është e pamundur që të ruhesh nga lart, asnjë biznes në vendin tonë nuk mund të ruhet”, u shpreh Hoxha.