Deklarata e fortë e kryeministrisë të Holandës: Hungaria nuk ka më punë në BE

0
Deklarata e fortë e kryeministrisë të Holandës: Hungaria nuk

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka kritikuar vendimet e Hungarisë për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.

“Hungaria nuk më punë në Bashkimin Europian”, ka thënë Rutte.

Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor ligjin që ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve që promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ky ligj u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ditën e djeshme kancelarja gjermane, Angela Merkel dënoi ligjin hungarez, duke e cilësuar si të gabuar dhe se ndikon në cilësinë e arsimit.

Gjithashtu edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen e quajti  “të turpshëm” ligjin kundër komunitetit homoseksual, LGBTI.

Artikulli i mëparshëmZbulohet si nisi konflikti me drejtorin e bashkisë Gjirokastër që u godit me lopatë në kokë (DETAJE)
Artikulli i radhësZbardhen detaje nga aksidenti me 4 viktima në Vlorë/ Ja si ka ndodhur ngjarja fatale: Një skenë shumë e rëndë! Ndërhynë zjarrfikësit për të…