Tatimet sqarojnë institucionet financiare jo bankare si të veprojnë me fiskalizimin

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, në lidhje me zbatimin e udhëzimit Nr. 24, datë 16.6.2020 “Për regjistrimin e pagesave të faturave elektronike”.

Sipas nenit 37, të ligjit, bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë, detyrohen të regjistrojnë dhe të informojnë Administratën Tatimore për çdo pagesë të kryer gjatë çdo dite pune, në emër dhe për llogari të klientëve të tyre.

Ky udhëzim përcakton elementet teknike të regjistrimit të pagesave të faturave elektronike, siç përcaktohet nga ligji nr. 87/2019, datë 18.12.2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” (më tej referuar si “ligji”), për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.

Njoftimi bëhet me mjete elektronike, përmes lidhjes në internet me sistemin e informacionit të Administratës Tatimore, deri në fund të çdo dite pune dhe këto të dhëna duhet të kenë informacion të veçantë për secilën faturë të paguar dhe shumën që është paguar.

Artikulli i mëparshëmHap rrugët edhe Suedia, kriteret e shteteve që lejojnë deri tani udhëtimin e shqiptarëve
Artikulli i radhësVaksinat do të jenë të detyrueshme për…Greqia prezanton 4 masa të reja! Kryeministri Mitsotakis: Ata që nuk binden do të pezullohen nga puna