Të ardhurat nga taksat që qeveria qendrore mbledh dhe ndan me pushtetin vendor, përbëjnë vetëm 9.4% të të ardhurave nga burimet e veta vendore apo rreth 2.5% ndaj burimeve financiare totale në dispozicion të bashkive. Një shifër kjo që përpos fakti që ka ardhur në rritje nga vitit në vit, mbetet e pakonsiderueshme për buxhetet e 61 bashkive në vend. Sipas publikimi më të fundit të CO-Plan, Burimet e financimit për pushtetin vendore, janë të arshurat që marrin nga taksat dhe tarifat vendore, transferta e pakushtëzuar nga buxheti i shtetit, transfertat e kushtëzuara dhe të hyra nga taksat e ndara.
Sa i takon kategorisë së fundit, taklsa të ndara konsiderohen ato taksa apo tatime të ardhurat prej të cilave ndahen (plotësisht apo pjesërisht) me njësitë e vetëqeverisjes vendore. Në këtë zë, 61 bashkitë përfitojnë: 97% të të ardhurave nga taksa e kalimit të të drejtës së pronësisë për pasurinë e paluajtshme për individë, persona fizikë dhe juridikë; 25% e të ardhurave nga taksa vjetore për qarkullimin e mjeteve të përdorura; 5% të të ardhurave nga renta minerare; 2% të të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Për të gjitha taksat e ndara niveli, baza e taksueshme dhe lehtësimet/përjashtimet përcaktohen nga qeveria qendrore dhe bashkitë nuk kanë autoritet vendimmarrje mbi to . Pas mbledhjes së të ardhurave prej tyre, përqindja e caktuar u transferohet bashkive në trajtën e një të ardhure e cila mund të përdoret lirisht prej tyre. Taksat e ndara janë një burim të ardhurash i cili historikisht paraqet peshë të ulët në buxhetet vendore. Në vitin 2020, total ii këtyre taksave që u është ndarë pushtetit vendor arrin në 2 miliardë lekë, vlera më e lartë e shënuar që nga viti 2010.