Rama Ironizon Opozitën: “LSI Ishte Si Nyje Në Fyt, Shyqyr Që Shpëtuam Nga Pengmarrësit E Vegjël”

0

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar fjalimin e tij me rastin e 1 Majit për të ironizuar ashpër partitë e vogla të opozitës, veçanërisht LSI-në (tashmë pjesë e koalicionit opozitar me emër të ndryshuar), duke i quajtur “pengmarrës të vegjël” dhe duke vënë theksin te kontrasti mes vizionit të mazhorancës dhe kërkesave të opozitës.

Ne duam të hyjmë në Bashkimin Europian, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët. Tani, në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, themi shyqyr që shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël,” deklaroi Rama.

Ai shtoi me ironi se partitë opozitare mund të jenë të reja në fytyrë e moshë, por janë të vjetra në mendësi dhe pa program, duke theksuar se nuk kanë asnjë alternativë reale për vendin.

E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare, që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Këto deklarata vijnë në një periudhë të tensionuar politike, ku opozita ka rritur presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa qeveria synon të theksojë stabilitetin dhe përparimin drejt integrimit europian.

Artikulli i mëparshëmMedvedev Sulmon Marrëveshjen SHBA–Ukrainë: “Ukraina Po Zhduket, Trump Po Humb Vlerësimin”
Artikulli i radhësBerisha Akuzon Taulant Ballën Nga Librazhdi: “Bajloz i Krimit, Ushtar i Suel Çelës – Shoferit Ia Thyen Kockat Se Nuk Mbështeti Sara Milan”