PS Kërkon Zgjatjen E Orarit Të Votimit Në Vlorë, Shkak Gara Giro d’Italia

0

VLORË – Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë zyrtare për të shtyrë orarin e mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës deri në orën 22:00, për shkak të zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Giro d’Italia” ditën e zgjedhjeve.

Në shkresën e firmosur nga drejtuesi politik i PS në Vlorë, Bledi Çuçi, thuhet se gara çiklistike ndërkombëtare do të sjellë bllokim të akseve kryesore rrugore për më shumë se katër orë, duke ndikuar në aksesin e qytetarëve në 55 qendra votimi.

Sipas Partisë Socialiste, kjo situatë mund të cenojë drejtpërdrejt pjesëmarrjen në votim dhe për këtë arsye kërkohet zgjatja e orarit për të kompensuar pengesat fizike të lëvizjes së qytetarëve gjatë paradites dhe mesditës.


Qëndrimi i KQZ-së mbetet për t’u parë, ndërsa burime të paqarta flasin për mundësinë që kërkesa të jetë diskutuar edhe me përfaqësues të opozitës, si palë potencialisht e interesuar për të siguruar një pjesëmarrje më të lartë në orët e vona të ditës.

Kjo është hera e parë që një garë ndërkombëtare sportive ndikon në mënyrë direkte në procesin elektoral në Shqipëri, duke krijuar nevojë për vendimmarrje të jashtëzakonshme nga autoritetet zgjedhore.

Artikulli i mëparshëmBankat Rurale Në Kolaps: Kina Fillon Pastrimin e Madh të Sistemit Bankar Lokal Me Mbyllje Masive dhe Shkrirje
Artikulli i radhësTë Shtënat Me Armë Në Peshkopi: Babai I Kandidatit Të PS Shpallet Në Kërkim