Dashamir Shehi Dorëhiqet Pas Dështimit Elektoral: “Mbaj Përgjegjësinë Për Humbjen”

0

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” Merr Vetëm 5530 Vota – Shehi: Zgjedhjet Ishin Farsë, Por I Hapi Rrugë Brezit Të Ri

Kryetari i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, ka lënë postin e drejtuesit politik, duke marrë publikisht përgjegjësinë për rezultatin zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku koalicioni grumbulloi vetëm 5530 vota në rang kombëtar.

Në një konferencë për shtyp, Shehi deklaroi:
“Zgjedhjet i humbëm, prandaj gabimet e mia i pranoj dhe largohem. I hap rrugë të tjerëve.”

Ai shtoi se këto zgjedhje ishin një farsë politike midis PS dhe PD, për shkak të listave të mbyllura, votës së diasporës dhe mungesës së komisionerëve.

Megjithatë, Shehi vuri në dukje një aspekt pozitiv të procesit: “Partitë e reja çanë rrethimin dhe bravo i qoftë. Uroj të krijojnë një sinergji të re politike.”

Me këtë deklaratë, Shehi njoftoi tërheqjen nga drejtimi aktiv politik, duke i hapur rrugë brezit të ri dhe kërkoi ndryshime kushtetuese, reformë zgjedhore dhe territoriale, si kushte të domosdoshme për një garë të ndershme në të ardhmen.


Artikulli i mëparshëmEksploziv I Lidhur Me Celular Te “Veliera” – Policia Zbulon Detajet Zyrtare
Artikulli i radhësSPAK Sekuestron Televizionin Në Pronësi Të Biznemenit Të Njohur – 3 Milionë Euro Cash Nga Trafiku I Drogës