“E Di Që Ju Ka Marrë Malli” — Lulzim Basha Flet Pas Daljes Nga SPAK

0

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për gazetarët pas daljes nga ambientet e SPAK, ku u thirr për të dhënë dëshmi si person në dijeni për një çështje nën hetim.

Pas rreth një ore brenda Prokurorisë së Posaçme, Basha konfirmoi se kishte dëshmuar në cilësinë e personit që zotëron informacion, por refuzoi të japë detaje mbi dosjen konkrete për të cilën është marrë në pyetje.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim,” – tha ai, duke shtuar se – “Informacionin se për cilën çështje jam thirrur, ju lutem ta merrni drejtëpërdrejtë te institucioni, sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor.”

I pyetur nëse bëhej fjalë për dosjen e 21 janarit, Basha nuk e pohoi dhe as e mohoi, duke theksuar se i qëndron respektimit të plotë të ligjit. Në fund, ai e mbylli prononcimin me një ton ironik ndaj gazetarëve:

“E di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por do të prisni edhe pak.”

Ky është rikthimi i parë publik i Bashës përballë drejtësisë pas një periudhe të gjatë heshtjeje politike, në një kohë kur hetimet për ngjarjet e 21 janarit janë rikthyer në fokus të opinionit publik dhe të veprimit të SPAK.


Artikulli i mëparshëm“Të ecësh me 200 km/orë dhe i dehur, është vrasje me dashje” — familjarët e 17-vjeçarit kërkojnë drejtësi për tragjedinë në Vlorë
Artikulli i radhësJorida Tabaku dhe rënia në gjuhën e pushtetit që ajo pretendon të luftojë