
Bisedimet trepalëshe mbi luftën në Ukrainë, mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës, të zhvilluara në Abu Dhabi, janë mbyllur për ditën e sotme dhe do të rinisin të shtunën.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se takimi i zhvilluar ishte konstruktiv dhe se palët kanë rënë dakord të vijojnë diskutimet në ditët në vijim.
“Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv. Bisedimet do të vazhdojnë”, ka deklaruar zyrtari amerikan.
Nga ana e tij, presidenti i Ukrainës, , ka bërë të ditur se çështjet territoriale do të jenë pjesë qendrore e diskutimeve. Sipas tij, këto mbeten pika më e fortë e ngërçit në negociata.
Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë territoret që ende kontrollon në rajonin lindor të Donetskut, një sipërfaqe që vlerësohet të përbëjë rreth 20 për qind të zonës. Kjo kërkesë është refuzuar prerazi nga Kievi.
Zelensky ka theksuar se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territori që ka mbrojtur me sukses gjatë viteve të fundit, edhe pse me kosto të lartë njerëzore dhe materiale. Sipas tij, çdo zgjidhje që cenon integritetin territorial të vendit është e papranueshme.
Bisedimet në Abu Dhabi shihen si një përpjekje e re diplomatike për të testuar terrenin e kompromisit, por që deri tani mbetet e mbërthyer nga kërkesat maksimale të palëve dhe dallimet e thella mbi të ardhmen e territoreve të pushtuara.
