Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” foli në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Rama tha se opozita nuk vendos dot vija të kuqe, kurse shtoi se atë dhe qeverinë “nuk e merr dot peng askush”.
“Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por partitë në opozitë të vërë vija të kuqe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Po Pëllumb Kullën ku e fusni? Po Viktor Zhustin ku e fusni? Mund të jenë shumë persona që thonë se kjo gjë duhet të rrijë. Por në fund të ditës gjërat ndahen. Mua dhe qeverinë nuk më merr peng dot askush.
Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për Reformën Zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë”, u shpreh Rama