Senatori i Pavarur Bernie Sanders njoftoi ekipin e tij këtë të mërkurë, në 8 prill, se ai doe braktisë garën për Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë fund përpjekjes së tij të dytë për të fituar nominimin brenda Partikë Demokratike, Ky vendim u mor pas një serie humbjesh të rënda kundër ish zv presidentit, Joe Biden.
“Senatori Bernie Sanders njoftoi në një telefonatë të gjithë ekipin e tij të Mërkurën se po pezullonte fushatën e tij për t’u bërë president,” tha ekipi i tij i fushatës në një deklaratë. “Fushata përfundon, lufta vazhdon”, shtoi deklarata.
Ish Nënpresidenti Joe Biden, 77 vjeç, tani është i vetmi kandidat demokrat që po përballet me Donald Trump në 3 nëntor./lapsi.al