Greqia ka gati planin tre pikësh për rinisjen e turizmit

0

Greqia po zhvillon një plan me tre pika kryesore për rihapjen e turizmit në vend, pasi bllokimet frenuan fluturimet nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Pikat kryesore të planit për rinisjen e turizmit, i cili përbën rreth 18 për qind të ekonomisë greke, u paraqitën para ligjvënësve në Parlament mbremjen e së hënës nga ministri i Turizmit Haris Theocharis.

Pjesa e parë e planit, e cila pritet të bëhet nën mbikëqyrje nga ekipet teknike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (EODY) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit deri më 8 maj, përbëhet nga protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për hotelet, marinën, jahtet, autobusët turistikë, aeroplanët dhe zonat e tjera ku mblidhen turistët.

Kontaktet diplomatike përbëjnë pjesën e dytë të planit, me Greqinë që zhvillon bisedime me qeveritë e tregjeve kryesore turistike mbi hapat që do të nevojiten për të rifilluar fluturimet hyrëse dhe dalëse, përfshirë protokollet shëndetësore.

Pjesa e tretë e planit përfshin një fushatë të re reklamimi publik që promovon Greqinë si një destinacion dhe kontakte të vazhdueshme me operatorët turistikë dhe mediat ndërkombëtare për të përmirësuar imazhin e vendit.

Në një intervistë për CNN kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi se Greqia do të ishte e gatshme të rihapet për turistët më 1 korrik nëse lehtësimi i masave të nisura këtë javë do të vazhdojë pa probleme dhe do zbatohen të gjitha rregullat e rrepta shëndetësore.

“Eksperienca e turizmit këtë verë mund të jetë paksa e ndryshme nga ajo që keni pasur në vitet e kaluara, me më shumë distancim shoqëror, mbase nuk ka bare të hapura, por prapëseprapëturistët  mund të marrin një përvojë fantastike në Greqi me kusht që epidemia globale të jetë në një rrugë rënëse”.

Artikulli i mëparshëmPispili me spinaq dhe gjizë – cili është kombinimi perfekt
Artikulli i radhësTurizmi s’po përfiton nga paketa e dytë, Unioni: Mbeten pa ndihmë punonjësit e palarguar dhe ata sezonale, hotelet kanë shkurtuar 70% të stafeve