Një studim i kryer së fundmi tregon rëndësinë që ka zbatimi i një orari të rregullt gjumi çdo ditë. Studiuesit shprehen se është e rëndësishme të flini gjumë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Çdo ndryshimi i kohës së gjumit mund të shkaktojë probleme me zemrën.
Studiuesit zbuluan se ata që shkonin për të fjetur edhe disa minuta me vonë shfaqin probleme me rrahjet e zemrës atë natë dhe ditën tjetër.
Gjithashtu të shkosh në shtrat më herët se zakonisht shkakton probleme kardiovaskulare.
Autorët e studimit arritën në përfundimin se zbatimi i një orari të rrregullt gjumi është ideal për të pasur një zemër të shëndetshme.
Doktori Nitesh Chawla, nga Universiteti i Notre Dame u shpreh: Shtimi i rrahjeve të zemrës është një rrezik i shtuar për shëndetin kardiovaskular. Përmes studimit tonë zbuluam që nëse nuk flini në të njëjtën kohë çdo natë, rreziku për të pasur probleme me zemrën është shumë i madh.
Chawla rekomandon të mos ndryshoni orarin e gjumit as në fundjavë. Sipas tij, krijimi i një rutine të shëndetshme të gjumit është padyshim hapi numër një, por zbatimi i saj është po aq i rëndësishëm.