CEO i “Babastars”, Getoar Selimi, festoi dje 38-vjetorin, ndërkohë që në gjithë këtë festë ra në sy surpriza e bashkëshortes së tij, Marina Vjollca.
Në minutat e para të 3 korrikut, moderatorja ishte kujdesur që ta zbukuronte ambientin ku do të festonte dhe porositi tortën speciale, që simbolizonte klipin e ri të Getit në bashkëpunim me Majk, “Je t’aime”, që në shqip ata e përkthyen Zhytem.
‘Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime, Marina Vjollca“, ka shkruar Getoar Selimi, duke zbuluar kështu pak nga intimiteti i tyre kur festojnë ditëlindjet.
Me këto postime, ata dëshmojnë se edhe pse vitet kalojnë, martesën e shijojnë si një muaj mjalti. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi është një nga çiftet më të pëlqyera të showbizz-it.
Ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, edhe pse gjithmonë janë treguar tepër të rezervuar.
Megjithatë, në një intervistë të fundit, reperi ka folur për herë të parë mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte në televizion.
“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse iu dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën edhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera, nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht. Këtë gjë ua them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.
Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion.
Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpalli më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi.
Kujtojmë që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet, që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. Ky set, natyrisht që nuk ishte bërë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin në ekran si prezantuese e “Klanifornia”.
Lajmin e bukur e dha vetë disa kohë më parë, me anë të një postimi në “Instagram”.
Pak kohë më parë u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.
Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndonin këngë shqiptare. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë.
Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie” iu dedikua një jete të qetë, larg angazhimeve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake të dëshpëruar”. Aktualisht ajo pëlqehet mjaft si moderatore e “Klanifornias”, spektakli ku intervistoi si rrallëherë burrin e saj, bisedë nga e cila u zbuluan sekrete nga martesa e tyre. Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizzit, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë. Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.
Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë në një nga rezidencat luksoze, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë paralelisht për projektet e tyre./Panoramaplus.al