FOTO/ Mesazhet e Pecorellit të zhdukur në Shqipëri me mikun e tij italian

0
Image result for pecorelli davide

Një mesazh në chat jep informacione të rëndësishme për aktivitetin e sipërmarrësit italian Davide Pecorelli, i cili u zhduk pranë Pukës në janar, dhe mendohet të jetë djegur bashkë me makinën e marrë me qira në aeroportin e Rinasit, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri.

Mbi një muaj pas zhdukjes, dalin të dhëna për punën dhe udhëtimet në Shqipëri të sipërmarrësit, në pritje të analizës së ADN-së nga autoritetet italiane, e cila do të vërtetojë përfundimisht nëse mbetjet humane brenda makinës së djegur i përkasin atij.

Në 5 dhjetor të vitit të kaluar Davide dhe një mik i tij shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp. Numri i telefonit, siç vërtetohet nga pamjet e mesazhit, është shqiptar. Përdorimi i fundit është më 4 janar, mbetet për t’u vërtetuar nëse Pecorelli ka ndërruar numër pas mbërritjes në Tiranë, pasditen e 3 janarit, siç i ka thënë vetë kujt e ka shoqëruar atë ditë në aeroportin e Romës.

Davide, duke iu përgjigjur mikut që e pyet se ku ndodhej, në fund shkruan: “Po, po, sot kthehem në Vlorës, pastaj deri të enjten në Tiranë për të mbyllur kontrata. Këtu shkon gjatë… vërtet janë kontrata nga 30, 40, 70 ,mijë, por e zgjatin ca para se t’i besojnë italianit!”.

Image

Një mesazh i qartë që tregon për aktivitetin e tij. Në Shqipëri, të paktën sipas fjalëve që iu ka thënë të njohurve, që prej shtatorit të kaluar bënte bisedime për pajisje laser për qendrat estetike, makineritë të shtrenjta (nga 30 në 70 mijë euro, siç shkruan vetë). Pra jo vetëm një tratativë me mjekun që edhe hetuesit shqiptarë e kanë kërkuar pa rezultat, por disa kontakte me  klientë të ndryshëm. Rrethi zgjerohet, edhe pse mbetet ende misteri i motivit të vajtjes në atë zonë të humbur në veri të Shqipërisë, ku është e qartë që nuk ka profesionistë apo sipërmarrës në gjendje për të shpenzuar shifra të tilla të rëndësishme. Të paktën kështu ka pohuar deri tani policia shqiptare, që atje nuk njihen persona të tillë.

Davide synonte të niste aktivitetin e hapur në Itali edhe në Shqipëri, prej nga ishte e fejuara e tij, pikërisht në emër të gruas që tashmë është marrë shumë herë në pyetje nga hetuesit.

Në mesazhin në WhatsApp Davide flet për Vlorën e Tiranën, por jo për Shkodrën, ku është takuar me disa persona në janar.

Ish-arbitri 45-vjeçar mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Nga 4-6 janar prenotoi në Hotel Turizmi në Pukë. Për të huajt, ky hotel është një pikë referimi. Më datë 4 e 5 ka fjetur në hotel, ka ngrënë në restorantin e hotelit. Pamjet e kamerave të hotelit tregojnë që ishte vetëm.

Ditën e tretë, ndërsa po kthehej nga rruga e vjetër, nga Shpali për të shkuar në Pukë, makina e tij u gjet e djegur pranë fshatit Gjegjan.

Artikulli i mëparshëmAnketa europina: 80% e përdoruesve të alternativave të cigares, lanë duhanin
Artikulli i radhësHapën 250 llogari me emrin e 21 vjeçares, dhe e etiketonin si K**/ Hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen e tyre të dhomës