Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19. Viktimat janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmi bëhet i ditur nga djali i njërit prej viktimave, i cili pasi lajmëroi fillimisht vdekjen e xhaxhait një ditë më parë, ndërsa sot lajmëroi edhe vdekjen e babait.
“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.
Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi.
“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”.