Mjeku amerikan Anthony Fauci u shpreh se njerëzit që janë tërësisht të vaksinuar kundër koronavirusit nuk ka nevojë që të testohen, nëse nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.
“Në fakt, nuk do të thoja që është diçka që duhet të bëni. Nëse jemi tërësisht të vaksinuar me dy doza apo me një nga vaksina e J&J, nuk duhet konsideruar, nëse nuk zhvilloni simptoma që mund të sugjerojnë infektimin. Por, jo nëse jeni pa simptoma”, tha ai për mediat.