Një kamerë sigurie kapi momentin e tmerrshëm kur një rrufe vrau një burrë dhe plagosi tre të tjerë që po qëndronin nën një pemë në Indi gjatë një stuhie shiu.
Goditja tragjike ndodhi më 12 mars në kompleksin e apartamenteve Signature Villas në Gurgaon, një qytet në shtetin verior indian të Haryana, ku të katërt burrat, ishin pjesë e stafit të një kompanie vendase, njofton NDTV.
Pamjet i tregojnë ata duke qëndruar nën pemë, ndërsa rrufeja bie. Tre prej tyre rrëzohen menjëherë, ndërsa i katërti, i cili është mbështetur te pema, bie një sekondë më vonë.
Njëri nga të plagosurit u shtrua në spital me djegie të mëdha ndërsa dy të tjerët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën, sipas mediave vendase.