Basha ka vetëm dy zgjedhje/ Ose të japë dorëheqjen, ose të zgjedhë rrugën radikale

0

Gazetari Armand Shkullaku ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit nga drejtimi i PD-së.

Shkullaku tha në emisionin “Opinion” se Basha duhet të jepte sot dorëheqjen, pasi nuk përmbushi dot premtimin për ndryshimin.

Deklarata e sotme ishte si e 2017-ës. Lulzim Basha ka përgjegjësi. Ai nuk ka marrë përgjegjësi dhe sigurisht i takon të marrë përgjegjësi.

Dy qëndrime duhet të zgjidhte Basha. Një është marrja e përgjegjësisë, jo për rezultatin por sepse bëri të besojë qindra mijëra shqiptarë që kishin më shpresë se kurrë më parë për ndryshim, i bëri ata të besojë se regjimi nuk mundet me vota.

Rruga e parë është se duhet të jepte dorëheqjen. Dorëheqja jepet edhe për faktin se ti nuk arrin dot të mbrosh dhe të përballesh. Rruga e dytë është rruga radikale”, theksoi gazetari./

Artikulli i mëparshëmShpërthen Spartak Ngjela: Kjo është bërë kastile! Ajo nuk është kështu…
Artikulli i radhësE pazakontë në Kukës! Njihuni me kandidaten që nuk e votoi as familja